VIDEO/ Kosova i jep leksion Suedisë dhe ‘gozhdon’ vendin e dytë
Dardanët ndjekin hapin e Shqipërisë drejt Botërorit
Kosova ka regjistruar një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Suedinë me rezultatin 0-1 në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Heroi i ndeshjes ishte Fisnik Asllani, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 32-të, duke i dhënë tri pikët e arta ekipit të drejtuar nga trajneri Franco Foda.
Asllani festoi golin me gjestin e shqiponjës, një simbolikë që u pa edhe te Rey Manaj në fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Nya Ullevi” të Göteborgut, ku vendasit u përpoqën të reagojnë gjatë pjesës së dytë, por mbrojtja e Kosovës dhe portieri Muric u treguan të pathyeshëm.
Pas kësaj fitoreje, Kosova ndodhet në vendin e dytë të grupit B me 7 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Grupin B e udhëheq Zvicra me 10 pikë, në vendin e tretë me 3 pikë ndodhet Sllovenia, ndërsa Suedia mbetet në fund të renditjes me vetëm 1 pikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



