E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova shpërthen në festë pas fitores historike në Suedi (VIDEO)
Lajme

Kosova shpërthen në festë pas fitores historike në Suedi (VIDEO)

Pas një periudhe të mbushur me emocione, Shqipëria dhe Kosova kanë arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Pas fitores të Shqipërisë ndaj Serbisë, radha kaloi te Dardanët, të cilët triumfuan 0-1 në transfertë përballë Suedisë. Ky rezultat i jep Kosovës një mundësi të artë për të avancuar në fazën “play-off” të kualifikuesve për Botëror. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Kosova renditet e dyta në grup, me një avantazh prej 4 pikësh mbi Slloveninë, rivalin e drejtpërdrejtë për këtë vend.

Në Suedi, atmosfera ishte elektrizuese, ku mijëra tifozë kosovarë krijuan një pamje mahnitëse në tribuna, duke shpalosur flamurin kombëtar dhe duke mbajtur një banderolë me një mesazh të fortë: “Nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar”. Ky moment simbolik pasqyron forcën e lidhjes midis Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe krenarinë për identitetin shqiptar.

Në fushë, ekipi kosovar ishte i papërmbajtur. Pas një paraqitjeje të shkëlqyer, ata arritën të mposhtin Suedinë dhe dyshën e njohur të Premier League, Isak-Gyokeres, të cilët nuk arritën dot të kalonin portierin kosovar, Muric. Goli vendimtar, i cili i dhuroi Kosovës tri pikë të çmuara, erdhi nga Fisnik Asllani në minutën e 32-të, duke vulosur fitoren.

Festa pas ndeshjes ishte një tjetër ngjarje e paharrueshme. Lojtarët dhe tifozët bashkë, me emocion dhe pasion, filluan të këndonin dhe të kërcenin: “O sa mirë dhe qen shqiptar”, duke shprehur krenarinë e tyre për këtë fitore historike.

Kjo fitorja e Kosovës, së bashku me sukseset e Shqipërisë, ka ngritur ëndrrat e çdo tifozi shqiptar për një Botëror të dyfishtë, ku Shqipëria dhe Kosova mund të përfaqësojnë bashkëkombësit e tyre. Kjo është, pa dyshim, një hap tjetër drejt Shqipërisë së Madhe, ku gjithçka është e mundur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.