E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e refuzoi Altin Dumani takimin me Edi Ramën
Lajme

Si e refuzoi Altin Dumani takimin me Edi Ramën

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar, sipas tij, prapaskenat e një episodi që përfshin kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record”, Sula tha se Rama kishte kërkuar të zhvillonte një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, por kërkesa e tij ishte refuzuar.

Sipas Sulës, kreu i qeverisë “nuk e do” Dumanin në krye të SPAK, pasi ai ka firmosur hetime dhe arrestime ndaj personave të lidhur me maxhorancën socialiste.

“Edi Rama ka kërkuar si kryeministër, jo si individ, të zhvillojë një takim me kreun e SPAK në Kryeministri. Por Dumani nuk ka pranuar, përveçse nëse do të ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë. Sipas të gjitha informacioneve që kam, Rama nuk e dëshiron Altin Dumanin, sepse ai i ka arrestuar njerëzit e tij,” deklaroi Sula.

Debati erdhi pas komenteve të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ndaj kreut të SPAK. Në studio, juristi Indrit Sefa ndërhyri duke i bërë thirrje Sulës të ishte i kujdesshëm me deklaratat:

“Shokët e ngushtë, shokët e fëmijërisë… o Dash, se po i bën dëm Strukturës,” u shpreh Sefa.

Deklaratat e Sulës shtojnë më tej debatin publik mbi marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë, në një kohë kur SPAK ka në duar disa dosje që prekin nivelet më të larta të pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.