E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Si i mbylli sytë Manastirliu për abuzimet tek Onkologjiku
Denoncime

Denoncimi: Si i mbylli sytë Manastirliu për abuzimet tek Onkologjiku

Gazetari Osman Stafa ka publikuar në rrjetet sociale një letër denoncimi nga viti 2017, e shkruar nga mjekja Aida Dragoshi Decaj, në atë kohë pjesë e Qendrës së Onkologjisë në QSUT. Në letrën e drejtuar drejtoreshës së qendrës, Ogerta Manastirliu, që më vonë u emërua ministre e Shëndetësisë, mjekja ngre shqetësime serioze mbi funksionimin e institucionit.

Në dokumentin e vitit 2017, Dragoshi Decaj denonconte praktika të dyshimta që përfshinin vonesa në përgjigjet e biopsive, si dhe nxjerrjen jashtë QSUT-së të arkivave me këto përgjigje, duke i mbajtur jashtë kontrollit të institucionit. Sipas saj, pacientët shpesh drejtoheshin në klinika dhe spitale private për trajtime, duke krijuar dyshime për ndikime dhe interesa të fshehta.

Në fokus të denoncimit ishte veprimtaria e mjekes Majlinda Buba Ikonomi në Onkologjik, ndaj së cilës ngrihen pretendime mbi mënyrën e menaxhimit të përgjigjeve të biopsive dhe trajtimin e pacientëve.

Letra zbulon se Manastirliu, në atë kohë drejtoreshë e Qendrës së Onkologjisë, ishte në dijeni të plotë të situatës, por nuk mori masa për të adresuar problemet e evidentuara.

Ky dokument hedh dritë mbi sfidat e sistemit shëndetësor në sektorin e onkologjisë dhe ngre pyetje të rëndësishme për përgjegjësitë institucionale në një nga sektorët më delikatë të shërbimit publik shëndetësor.

“2017!

Ogerta Manastirliu, në datën që thotë emaili, ka qënë Drejtoreshë e QSUT-së. Pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.
Një mjeke e Anatomi Patologjisë Aida Dragoshi Decaj (sot nuk punon më aty) i dërgon një email me akuza shumë të rënda për Majlinda Buba Ikonomi, drejtoreshës së kohës, Ogerta Manastirliut.
Pyetje: A ka ndërmarrë aso kohe Ogerta Manastriliu, apo drejtori pasardhës i Qsut-së, Enkel Joti, hetim për këto akuza të forta që janë bërë ndaj Majlinda Buba Ikonomi?
A është ngritur një grup pune, për të vërtetuar ose jo, këto pretendime të një mjekeje që punonte në atë shërbim?
Në këtë shërbim bëhen biopsitë, aq të rëndësishme për pacientët e dyshuar për kancer.
Deklarimet e kesaj mjekeje janë shumë të rënda dhe kriminale. Prandaj e përsëris, a ka pasur hetime nga drejtoria e QSUT-së, apo Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim?” shkruan gazetari Osman Stafa.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.