Ish-kryetarja e PD emërohet nënkryetare e Bashkisë Sarandë
Manjola Nikollo, ish-kryetare e Partisë Demokratike në degën e Sarandës, është emëruar nënkryetare e Bashkisë së qytetit bregdetar.
Emërimi i saj është bërë ditën e djeshme.
Nikollo, me profesion arkitekte, ka një përvojë disa vjeçare në administratë dhe në fushën e projektimit urban. Ajo ka drejtuar degën e PD në Sarandë për tre vite, duke qenë një nga zërat aktivë të opozitës lokale gjatë asaj periudhe.
Mësohet se Nikollo do të mbulojë çështjet që lidhen me zhvillimin urban dhe planifikimin territorial të qytetit, fusha ku ajo ka ekspertizë profesionale.
Emërimi i saj vjen në një moment kur janë vërejtur disa kalime të figurave të njohura nga radhët e Partisë Demokratike drejt strukturave të Partisë Socialiste, zhvillim që ka ngjallur reagime të ndryshme në arenën politike lokale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



