I tradhëtoi SKY ECC, fundoset banda shqiptaro-bullgare në Gjermani
Një operacion i gjerë ndërkombëtar ka çuar në shkatërrimin e një grupi të fuqishëm trafikantësh droge me lidhje shqiptaro-bullgare, pas zbulimit të komunikimeve të tyre të fshehta nga autoritetet gjermane.
Hetimet zbuluan një strukturë të mirëorganizuar kontrabande, që përdorte automjete të modifikuara me ndarje sekrete për transportin e sasisë së madhe të drogës. Trafikantët, të cilët kontrollonin çdo detaj të lëvizjeve të tyre, kontrollonin rregullisht mjetet për pajisje gjurmimi GPS, për të shmangur ndjekjen nga policia.
Zbulesa vendimtare ndodhi pas hakerimit të sistemit të komunikimit SKY ECC në pranverën e vitit 2021, i cili zbuloi se gjashtë përdorues me PIN-e të koduara koordinonin dërgesat dhe logjistikën e drogës.
Gjatë hetimeve, policia gjermane identifikoi disa apartamente të marra me qira në zonat Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise, të cilat përdoreshin për fshehjen e mallrave dhe planifikimin e dërgesave. Në njërën prej këtyre banesave u gjet një letër që i çoi hetuesit direkt te anëtarët e grupit, duke përshpejtuar ndjeshëm operacionin.
Tani, nëntë personat e arrestuar përballen me dënime deri në nëntë vjet burg, teksa hetimet për degët e tjera të rrjetit vijojnë në disa vende të BE-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



