E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e Redi Muçit: Po vazhduat kështu, pyetjet do i bëjë Diella
Lajme

Ironia e Redi Muçit: Po vazhduat kështu, pyetjet do i bëjë Diella

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, gjatë seancës plenare të sotme, kritikoi ashpër vendimin për të mos lejuar pyetjet e opozitës në Kuvend, duke e cilësuar këtë si një precedent të rrezikshëm për demokracinë parlamentare.

Sipas Muçit, kufizimi i së drejtës për të bërë pyetje bie ndesh me parimet bazë të lirisë së fjalës dhe transparencës.

“Çfarë po ndodh është e palogjikshme. Situata do të ishte për të qeshur, nëse nuk do të krijonte një precedent kaq të rrezikshëm për mohimin e të drejtës për të bërë pyetje,” deklaroi ai.

Deputeti shtoi me ironi se me këtë qasje, Kuvendi mund të shkojë deri në absurditet:

“Mund të vijë dita që edhe në komisione të na ndalohen pyetjet, apo t’i shtrojë pyetjet Inteligjenca Artificiale të na dalë Diella aty e të flasë në vendin tonë.”

Muçi paralajmëroi se kjo praktikë dëmton seriozisht lirinë e fjalës në Parlament:

“Kjo është një rrugë e rrezikshme që prek vetë themelin e fjalës së lirë dhe të debatit demokratik,” përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.