E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani dhe Çela në Kuvend, Berisha zbardh kulisat e mazhorancës
Lajme

Dumani dhe Çela në Kuvend, Berisha zbardh kulisat e mazhorancës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot mazhorancën se po përgatit një skenar për “mbylljen e Kuvendit”, në një ditë kur në Parlament raportonin drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Altin Dumani dhe Olsian Çela.

Në një deklaratë për gazetarët, Berisha tha se mazhoranca është në “kompromis krimi” me drejtësinë dhe se po përpiqet të kufizojë të drejtën e opozitës për të bërë pyetje.

“Sot, Taulant Bego Yaris hoqi maskën dhe u tregoi shqiptarëve planin e vërtetë: një takim me kryetarët e grupeve parlamentare, ku ofroi dy alternativa ose pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose raportet e drejtuesve të institucioneve do të votohen pa u lexuar,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, kjo përbën “një skenar për kyçjen e Parlamentit”, dhe asnjë opozitë demokratike nuk mund të pranojë një pazar të tillë.
“Nëse doni ta mbyllni Kuvendin, bëjeni. Por opozita nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj kushtetuese për të pyetur dhe për të kërkuar llogari — me shkrim apo me gojë, ashtu siç ndodh në çdo parlament të botës,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se deri më sot, pyetjet parlamentare kanë qenë gjithmonë me gojë dhe se institucionet e drejtësisë janë shndërruar në vegla të kompromisit me pushtetin.

“Deri në vitet 2023–2024, pyetjet kanë qenë gjithmonë gojore. Ata që sot raportojnë janë në kompromise krimi me mazhorancën. Gogo është bërë si Nesti Angoni — për të mos e çuar Taulant Ballën në Prokurori për dosjen 26, shpiku një dosje tjetër, 26/1,” tha Berisha.

Në përmbyllje, ai theksoi se kërkesat e opozitës nuk janë personale, por në interes të qytetarëve:

“Unë nuk kam asgjë personale me Altin Dumanin. Halli im është tek qytetarët. Kur kërkoj të bëhen pyetje, kërkoj transparencë dhe llogaridhënie për ta.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.