Momenti kur shoferi i ‘Porsche’ përplas për vdekje 17-vjeçarin
Publik.al ka publikuar pamjet e rënda nga momenti tragjik ku humbi jetën 17-vjeçari Leando Shametaj në qytetin e Vlorës.
Në videon shihet se si një mjet luksoz tip Porsche përplas motorin me të cilin po lëvizte adoleshenti, duke e tërhequr për disa metra dhe duke i shkaktuar plagë fatale që i morën jetën menjëherë pas aksidentit.
Sipas burimeve zyrtare, drejtuesi i automjetit, 32-vjeçari Hajri Bajramaj, rezultoi i dehur në momentin e ngjarjes – fakt që është konfirmuar edhe nga policia. Ai u arrestua dhe u la në burg me akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”.
Leando Shametaj punonte si kamerier dhe në momentin e ngjarjes po kthehej nga puna me motorin e tij. Familjarët e tij, të shokuar nga tragjedia, kërkojnë drejtësi dhe ashpërsim të ligjit për raste të tilla.
“Ne kërkojmë nga drejtësia që ky rast të trajtohet siç duhet. Nuk ishte aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh me 200 km/h në bulevard dhe të jesh i dehur – kjo nuk është pakujdesi, është krim”, deklaroi daja i 17-vjeçarit.
Familja e Leandros kërkon që rasti të shërbejë si një alarm për autoritetet dhe që drejtësia të mos e trajtojë këtë tragjedi si një “aksident rrugor”, por si një akt kriminal që i mori jetën një të riu që sapo kishte nisur jetën e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



