Erjon Bogdani i rikthehet futbollit, detajet e bujshme
Klubi italian Mantova ka nisur një fazë të re rikonstruksioni, duke bërë ndryshime të rëndësishme në strukturën e tij sportive. Pas largimit të drejtuesve të mëparshëm, presidenca e klubit ka emëruar Leandro Rinaudon si drejtor sportiv të ri.
Në këtë detyrë, Rinaudo do të ketë si bashkëpunëtor ish-sulmuesin e njohur të Kombëtares Shqiptare, Erjon Bogdani. I lindur në vitin 1977, Bogdani ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futbollin italian, ku ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si Siena, Chievo, Livorno dhe Cesena në Serinë A.
Për Bogdanin, ky është një hap i ri profesional në botën e futbollit, këtë herë në rolin e drejtuesit sportiv. Me përvojën e tij si lojtar, trajner dhe analist i lojës, ai pritet të sjellë vizion dhe profesionalizëm në strukturën e re të Mantovës.
Emërimi i Rinaudos dhe Bogdanit shihet si një sinjal i qartë i ambicieve të klubit bardhekuq për të forcuar bazat sportive dhe për të ndërtuar një projekt afatgjatë me standarde të larta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



