E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacolli del optimist nga Prokuroria: Aeroporti i Vlorës do të bëhet!
Flash

Pacolli del optimist nga Prokuroria: Aeroporti i Vlorës do të bëhet!

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, doli pas 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës, ku u paraqit për t’u pyetur në lidhje me hetimet që lidhen me projektin e aeroportit të Vlorës.

Pas daljes, Pacolli foli shkurt para gazetarëve, duke theksuar se ka besim të plotë tek drejtësia dhe se ndërtimi i aeroportit do të vijojë sipas planeve.

“E kam lënë gjithçka në dorë të drejtësisë. Besoj shumë në drejtësi dhe do veproj në përputhje me çdo vendim që do të merret. Aeroporti do të bëhet dhe do të jetë aeroporti më i bukur,” – tha Pacolli.

Në javët e fundit, projekti i aeroportit të Vlorës është përfshirë në debate pas përplasjeve mes ortakëve të konsorciumit ndërtues, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur verifikime lidhur me ecurinë e kontratës koncesionare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.