E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Edi Rama e Linda kapen ‘mat’ në lamtumirën e Fatos Nanos
Lajme

VIDEO/ Edi Rama e Linda kapen ‘mat’ në lamtumirën e Fatos Nanos

Në një ditë zie për Partinë Socialiste, ku dhjetëra figura politike i dhanë lamtumirën e fundit ish-liderit Fatos Nano, një detaj tjetër i ka tërhequr vëmendjen mediave dhe të pranishmëve, një moment përkëdhelës mes kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore, teksa Linda po largohej nga vendngjarja, Rama është afruar për ta përshëndetur dhe në mes të një atmosfere të rënduar, nuk ka munguar një puthje e lehtë në buzë, përshëndetje që u kap menjëherë nga kamerat.

Një moment që, në rrethana të tjera, do të ishte krejt i zakonshëm për një çift bashkëshortësh, por që sot, në mes të homazheve për themeluesin historik të PS-së, ngjau si një skenë e çuditshme kontrasti pak dashuri në mes të ziut politik.

Rama, i cili më pas qëndroi për të ndjekur deri në fund përcjelljen e arkëmortit, dukej i përqendruar dhe i përmbajtur, por çasti me Lindën nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.