E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koalicioni VLEN fiton shumicën e komunave shqiptare
Bota

Koalicioni VLEN fiton shumicën e komunave shqiptare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet fillestare pas numërimit të shumicës së votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas të dhënave, partia opozitare VMRO-DPMNE ka arritur të sigurojë epërsi në 21 komuna të vendit.

Nga ana tjetër, koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN, ka dalë fitues në katër komuna, ndërsa LSDM ka arritur të kryesojë në tre. Koalicioni shqiptar opozitar, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar një komunë, ndërsa në Strugë udhëheq kandidati i pavarur Mendi Qyra, i cili është mbështetur nga VLEN.

Komunat ku kryeson VMRO-DPMNE

Sipas rezultateve paraprake, VMRO-DPMNE është në avantazh në komunat: Shkup, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Dollneni, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Lozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.

Rezultatet e koalicioneve shqiptare

VLEN ka arritur fitore në Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen, ndërsa LSDM mban epërsi në Makedonska Kamenicë, Zërnovcë dhe Qendër.
Nga ana tjetër, AKI ka fituar në Studeniçan.

Komunat e fituara nga VLEN:

  • Tetovë – Bilall Kasami

  • Strugë – Mendi Qyra (kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN)

  • Dibër – Fisnik Mela

  • Dollnen – Blerim Isljami

Komuna e fituar nga AKI:

  • Studeniçan – Ejup Abazi

Humbja e Kërçovës pas 16 vitesh

Një nga zhvillimet më të spikatura të këtij raundi ishte humbja e Kërçovës nga forcat shqiptare pas plot 16 vitesh. Kandidati i VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski, doli fitues përballë Fatmir Deharit nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Në raundin e parë në këtë komunë garuan tre kandidatë shqiptarë, çka solli ndarje të votës dhe për pasojë, kalimin e drejtimit të komunës tek kandidati maqedonas.

Rezultate të tjera

Në Bërvenicë, kandidati i mbështetur nga VLEN në raundin e parë, Haqim Ramadani, u përkrah në raundin e dytë nga AKI, por mbështetja nuk mjaftoi për të siguruar fitoren. Me një diferencë prej rreth 150 votash, komuna u fitua nga kandidati i VMRO-së, Jovica Ilievski.

Procesi i votimit në raundin e dytë u zhvillua në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.