E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ra në tokë i mbuluar me gjak’, gruaja rrëfen momentetin e vrasjes së 42-vjeçarit
Lajme

‘Ra në tokë i mbuluar me gjak’, gruaja rrëfen momentetin e vrasjes së 42-vjeçarit

“Shpirt, njofto ambulancën, më qëlloi me thikë”

Kristo Mema, 63 vjeç, qëlloi për vdekje me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxhën, teksa ky i fundit po vizitonte kalanë e Beratit së bashku me familjen e tij. Ngjarja tronditëse ndodhi një javë më parë, dhe, sipas raportimeve, gjithçka nisi nga një debat mes autorit dhe viktimës për një kali që 63-vjeçari përdorte për të shëtitur turistët.

Bashkëshortja e viktimës, Vjola Haxhia, ka rrëfyer për gazetarin Blendi Fevziu se si ndodhi ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht në sy të vajzës së çiftit.

“Keli bashkë me vajzën u afruan ta preknin kalin nga gjuha, kur pronari i tij shfaqet duke ulëritur që të mos e preknin, sepse kalin e acaronte. Burri i tha se mos u shqetësonte, sepse ai kishte rritur në fshat dhe dinte si të trajtonte kafshën.

Më pas nisi një debat mes burrit tim dhe autorit, ku ky i fundit përdori gjuhë shumë vulgare. Bashkëshorti im i tha se ishte në moshën e gjyshit të tij dhe nuk do të merrej me të. Keli ishte dorë për dore me vajzën dhe po largohej, kur papritur u kthye, e pështyu burrin tim tre herë nga mbrapa dhe e ofendoi.

Burri im u kthye për t’u përballur, por menjëherë Keli e goditi me thikë në bark. Ai i tha: ‘Shpirt, njofto ambulancën se më vrau me thikë’, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak”, rrëfen Haxhia.

Mesazhi i publikuar nga Blendi Fevziu

Dje mora këtë mesazh. Lexojeni edhe ju:

Pershendetje zoti Fevziu

Unë jam Vjola Haxhia bashkëshortja e Keli Hoxha, që u vra të martën në Berat. Fillimisht doja t’ju falenderoja shumë për çështjen që trajtuat edhe kohën që i keni kushtuar ngjarjes tonë.

Ne familjarisht kemi 14 vite që jetojmë në Britaninë e Madhe. Kishim ardhur në Shqiperi për pushime edhe një nga destinacionet tona ishte vizita në kalane e Beratit për t’ju mesuar edhe fëmijëve më shumë nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalanë me familjen time edhe nënën e bashkëshortit, diku nga qendra e kalasë ishte një kalë i lidhur në shtyllë, që vajza ime 8-vjeçare Sevia e pa edhe i tha babait të saj: a mund të aftohem ta prek kalin? Theksoj që në atë moment kali ishte vetëm, nuk kishte të zotin aty.

Keli bashkë me vajzën u afruan ta preknin kalin nga gusha, në atë moment shfaqet pronari i kalit duke ulëritur direkt që mos ta preknin kalin sepse acarohet.

Burri i tha mos u shqetëso sepse unë jam rritur në fshat ku kisha edhe kalë edhe di si ta trajtoj.

Ai filloi duke debatuar me bashkëshortin tim me një gjuhë shumë vulgare. Bashkëshorti im i tha se je në moshën e gjyshit tim edhe nuk po merem të debatoj me ty. Theksoj se në këto momente Keli ishte dorë për dore me vajzën.

I ktheu shpinën edhe u nis të vinte nga ne. Ne atë moment ai e pështyu nga mbrapa burrin tim 3 herë edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju afrua por në sekondë, direkt u kthye nga unë edhe me dorë në bark me tha: shpirt njofto ambulancen se më vrau me thikë, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak.

Aty kishte mbi 100 turistë që po shikonin edhe mund të keni mjaftushëm dëshmitare për ta konfirmuar. Kam lexuar në disa media që u vra sepse nuk bëri bëri pagesen. E kundërshtoj rreptësisht një lajm të tille, sepse nuk bëri asnjë foto.

Përse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si janë femijet i mi? Që janë në shok ,që mund të me ishte vrare edhe femija me thikë në ato momente. Femijët janë ne gjendje shoku. Nuk flenë, nuk hanë nuk flasin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.