Mister anullimi i takimit nga Rama në Bruksel
Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian që po zhvillohet në Bruksel.
Megjithëse më herët Kryeministria kishte njoftuar zyrtarisht udhëtimin e Ramës drejt kryeqytetit të BE-së, mësohet se pjesëmarrja e tij është anuluar në momentet e fundit. Sipas axhendës fillestare, rreth orës 14:30, Rama pritej të ishte pjesë e panelit “EU Enlargement Summit”, ku do të diskutoheshin sfidat dhe progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian.
Paneli ku do të fliste Rama ishte planifikuar të zhvillohej së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Samiti i Zgjerimit mbledh liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të analizuar të ardhmen e procesit të zgjerimit dhe për të përcaktuar prioritetet strategjike në rajon.
Shqipëria, pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike dhe sfidave të integrimit, vijon të konsiderohet ndër vendet më të avancuara në rrugën drejt BE-së, me synimin për anëtarësim deri në vitin 2030 — një objektiv i shpallur publikisht nga vetë qeveria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



