E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali! Dalin dokumentat, Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje
Lajme

Skandali! Dalin dokumentat, Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar ndërtimin e tunelit të Llogarasë si “skandalin më të madh korruptiv në historinë e qeverisë”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha publikoi dokumente që sipas tij tregojnë se leja e ndërtimit për tunelin është firmosur vetëm në maj të vitit 2025, plot katër vjet pas nisjes së punimeve.

Sipas ish-kryeministrit, Rama jo vetëm që ka miratuar projektin, por edhe ka shtuar fondin me 150 milionë lekë për studimin e fizibilitetit të tunelit, duke i marrë paratë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

“Edi Rama, jo vetëm ka firmosur, por ka shtuar fondin me 150 milionë lekë për studimin e fizibilitetit të tunelit të Llogarasë. Shtesë që e ka marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Pas kthimit nga Turqia dhe pasi anulimit të tenderit, shpallën tenderin përsëri me datën 24 qershor 2021. Me 3 qershor ishin në Ankara,” tha Berisha.

Ai theksoi se leja e zhvillimit është firmosur para shpalljes së fituesit të tenderit, ndërsa leja e ndërtimit është dhënë vetëm në maj 2025, shumë vite pasi projekti ishte në fazë ndërtimi.

“Leja e zhvillimit është firmosur që me datën 13 korrik 2021, ndërsa leja e ndërtimit është firmosur më 28 maj 2025. A mund ta imagjinoni ju? Kryeministri që shemb shtëpi të qytetarëve për ndërtim pa leje, vetë ndërton një objekt 220 milionë euro pa leje,” shtoi Berisha.

Sipas tij, kjo është prova më e qartë që “narkoshteti funksionon mbi ligjin dhe Kushtetutën”.

“Hajduti i vërtetë i kësaj afere, i aeroportit të Vlorës dhe të tjera që do shohim, është Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama,” përfundoi ai.

 

dokumentet  (1) dokumentet  (2) dokumentet  (3) dokumentet  (4) dokumentet  (5)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.