E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëhiqet kreu i kadastrës  Deromemaj, braktisi PD-në për post
Flash

Dorëhiqet kreu i kadastrës Deromemaj, braktisi PD-në për post

5 muaj pas emërimit, Genc Deromemaj ka lënë detyrën…

Vijon mallkimi në Kadastrën e Vlorës. Genc Deromemaj, i cili u emërua me shumë bujë për shkak se braktisi strukturat e PD, mësohet se është larguar nga kjo detyrë vetëm 5 muaj nga emërimi.

Deromemaj ka zgjedhur të dorëzojë dorëheqjen, por pa patur më shumë detaje për arsyet.

Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për Bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë. Në qershor të vitit 2025 ai u emërua drejtor i Kadastrës Vlorë, post që e mbajti vetëm 5 muaj.

Largimi i tij duket se është vijim i mallkimit që ka kapur Kadastrën e Vlorës. Deromemaj zëvendësoi në këtë psot Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë. Para tij këtë post e mbajtën Ergys Skënderi dhe Ina Luci.

Vetëm në vitin 2020 u ndërruan 6 drejtorë në këtë institucion. Më herët u dorëhoq Viola Hima, e cila qëndori vetëm 4 ditë në detyrë. Po ashtu Bilbil Aliaj ka zëvendësuar Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para këtij të fundit drejtues ishin Elona Hodaj, Aleta Nazeraj dhe Florian Almadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.