“Nuk ma mbyllni dot gojën”, Peleshi i bën të papriturën Shehajt
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur sot në Kuvend shqetësimin për aferat e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe miliona euro të humbura nga buxheti i shtetit.
Shehaj i është referuar edhe përgjimeve të publikuara nga Prokuroria e Posaçme, ku Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, diskutonin mbi mënyrën e veprimit dhe manipulimit të tenderave.
Ai deklaroi:
“Nuk ma mbyllni dot gojën, do të flas. Ndërsa zv. kryeministrja ka dalë se u ka vjedhur 10 mln euro shqiptarëve bashkë me drejtorinë saj.”
Por gjatë fjalës së tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu Shehajn duke i mbyllur mikrofonin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



