E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Një zyrtar i lartë është shpallur non-grata nga SHBA
Lajme

Deklarata e fortë: Një zyrtar i lartë është shpallur non-grata nga SHBA

Një tjetër zyrtar i qeverisë shqiptare duket se është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas deklaratës së analistit Lorenc Vangjeli në studion e ‘Top Story’.

Vangjeli theksoi se dikush nga tryeza qeveritare i ka kthyer amerikanëve një përgjigje negative, por nuk dha më shumë detaje mbi identitetin ose rastin specifik.

Analisti paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i veprimeve të tilla, duke shtuar se lëvizjet e ardhshme mund të jenë edhe më të rëndësishme. Ai theksoi se është një sekret publik në Tiranë që qarkullon për një tjetër anëtar të qeverisë, i cili është vendosur në shënjestër të instrumenteve të SHBA-ve, përfshirë edhe statusin non-grata, të cilin e ka marrë më parë edhe ish-funksionari Sali Berisha.

“Çfarë duket tani është shumë më pak se çfarë pritet të vijë më pas. Një tjetër lëvizje tektonike pritet në ditët e ardhshme,” u shpreh Vangjeli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.