E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policët nuk rrinë në kuzhinë, por janë shoferë të kriminelëve
Lajme

Policët nuk rrinë në kuzhinë, por janë shoferë të kriminelëve

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi pas deklaratave të ministres së Brendshme Albana Koçiu gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar, ku ajo u shpreh se “policët nuk rrinë në kuzhina”.

Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi i është përgjigjur ministres me tone sarkastike, duke nënvizuar se problemi i vërtetë i Policisë së Shtetit nuk është mungesa e përfshirjes në kuzhinë, por lidhjet me botën e krimit.

“Ministrja e Brendshme Koçiu tha se policët nuk rrinë në kuzhina!
Shumë e drejtë. Nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina sepse janë të zënë duke u kthyer në shoferë ose truproja të kriminelëve,” – shkruan gazetari Lutfi Dervishi.

Reagimi i tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke nxitur dhjetëra komente mbi situatën aktuale të rendit dhe marrëdhëniet mes policisë dhe politikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.