E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lediona Xheladinaj rrëfen mes lotësh aksidentin e rëndë
Showbiz

Lediona Xheladinaj rrëfen mes lotësh aksidentin e rëndë

“Pyeta doktorin nëse do të ecja më”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Lediona Xheladinaj, ka ndarë për herë të parë historinë e saj tronditëse pas aksidentit të rëndë me motor që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Lediona tregoi se aksidenti ndodhi gjatë një udhëtimi drejt Dibrës për arsye pune, kur humbi kontrollin e motorit dhe përfundoi e plagosur rëndë në rrugë.

Ajo kujton momentet e para pas ngjarjes, kur qëndroi për rreth 30 minuta e shtrirë në vendin e aksidentit, mes dhimbjeve dhe frikës për jetën e saj.

“Pyeta doktorin nëse do të ecja më. Nuk më interesonte sa muaj do të duheshin, doja vetëm të vija këmbët në tokë përsëri”, – u shpreh Lediona me emocion.

Rrugëtimi i rikuperimit ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Ish-banorja rrëfeu se ka kaluar ditë të tëra mes dhimbjeve, ku shpesh është detyruar të zvarritej për të kryer edhe veprimet më të thjeshta.

Megjithatë, ajo theksoi se dashuria dhe mbështetja e nënës dhe motrës e kanë ndihmuar të mos dorëzohet. Sot, Lediona është në rrugë të mirë shërimi dhe e vendosur të rikthehet plotësisht në formë, duke e parë këtë përvojë si një “rilindje të dytë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.