Ema Andrea lë ‘me gisht në gojë’ Ermal Mamaqin në mes të emisionit
Ermal Mamaqi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Goca dhe Gra”, ku së bashku me aktoren e njohur Ema Andrea, diskutuan për trajnimet motivuese dhe ndikimin që ato kanë në jetën personale dhe profesionale të njerëzve.
Mamaqi foli për seminaret që organizon, duke theksuar se qëllimi i tyre është t’u tregojë pjesëmarrësve mënyra konkrete për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me veten. Ai bëri të ditur se në trajnimin e fundjavës do të marrin pjesë edhe personazhe të njohur publikë.
“Të shtunën dhe të dielën do të zhvilloj një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Më dëgjon për dy ditë dhe unë do të të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,” u shpreh Mamaqi, duke e ftuar me humor edhe Ema Andrean që të bëhej pjesë e seminarit.
Por aktorja reagoi menjëherë, duke e refuzuar ftesën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me një qëndrim të qartë:
“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku mendon se çdo gjë që thua mund t’u vlejë të gjithëve. Unë e di shumë mirë çfarë bëj në jetë dhe jam e suksesshme me atë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”
Kjo përgjigje krijoi një moment tensioni, por edhe reflektimi në studio, duke nxitur panelin dhe të ftuarit e tjerë të diskutojnë mbi kufirin mes vetëzhvillimit dhe imponimit të ideve motivuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



