Goditet rrjeti i drogës në Tiranë, 25 persona në pranga
Sekustrohen drogë, armë dhe mijëra euro
Pas pesë muajsh hetimesh, në Tiranë është goditur një rrjet i gjerë i shitjes së lëndëve narkotike. Policia njoftoi se janë identifikuar 44 persona si pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shpërndanin droga në forma të ndryshme.
Për 25 prej tyre u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 6 persona të tjerë u ndaluan gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 anëtarëve të tjerë të rrjetit.
Gjatë operacionit u arrestuan këta 25 shtetas:
K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; si dhe dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç.
Gjatë kontrolleve fizike dhe atyre në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi:
2.4 kg kokainë, 16 kg lëndë narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi të ndryshme kanabisi, 121 200 euro (118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Gjatë operacionit u arrestuan gjithashtu:
-
D. S., 21 vjeç dhe H. Z., 18 vjeç, për veprat “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
-
S. Q. (Gj.), 30 vjeç, për veprën “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërkohë, gjatë hetimeve disa mujore janë arrestuar edhe shtetasit:
A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, duke u sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike, kryesisht kokainë.
13 persona të tjerë të identifikuar si pjesë e rrjetit janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



