E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse nuk kishte polici në momentin e atentatit në Rinas?
Lajme

Pse nuk kishte polici në momentin e atentatit në Rinas?

Zbulohet arsyeja

Në atentatin e Rinasit janë qëlluar mbi 80 plumba, ndërsa gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të forta për ngjarjen, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Sipas Qynos, në momentin e atentatit nuk kishte prezencë të policisë në vendngjarje, pasi punonjësit ishin tërhequr për një mbledhje në Tiranë. Ai shton se edhe sikur të kishte pasur policë, nuk do të kishte ndryshuar asgjë, pasi skuadra e atentatorëve ishte shumë e mirëorganizuar dhe e armatosur.

“Ditën kur ndodhi ngjarja, efektivët e Policisë Rrugore ishin tërhequr në Tiranë për shkak të një mbledhjeje dhe nuk kishte punonjës policie në vend. Por edhe nëse do të kishte qenë ndonjë efektiv, skuadra që u shfaq me atë lloj armatimi dhe shpejtësie nuk do të kishte problem me të,” shprehet Qyno.

Ai solli si shembull rastin e Artan Santos, ku vrasësi kishte pistoletë dhe policia nuk mundi të ndërmarrë asnjë veprim. “Mjaftoi që autori t’i drejtonte pistoletën, dhe më pas largimi ishte i menjëhershëm. Policia nuk arriti as të ndiqte motorin. Edhe në këtë rast, nëse do të ishte prezente, nuk besoj se do të kishte reagim, sepse aty ishin katër persona me katër kallashnikovë dhe mbi 80 plumba u qëlluan, duke dëmtuar pjesën e rrugës nga gëzhojat e bronzit,” shtoi Qyno gjatë një interviste.

Ky rrëfim nxjerr në pah profesionalizmin dhe dhunshmërinë e skuadrës që kryen atentatin, duke treguar qartë vështirësinë e ndërhyrjes së policisë përballë operacioneve të tilla të mirëorganizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.