E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë do ndodhë nga e hëna? Berisha bën paralajmërimin e fortë
Lajme

Çfarë do ndodhë nga e hëna? Berisha bën paralajmërimin e fortë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se të hënën opozita do të nisë atë që ai e quan “platforma parlamentare”, një formë e re proteste që do të zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri shpjegon se kjo lëvizje vjen si pasojë e, sipas tij, mungesës së debatit në Kuvend, ku qeveria miraton programin dhe buxhetin pa diskutim real.

Berisha thotë se nisma synon t’i krijojë opozitës hapësirën që, sipas tij, i mungon në parlament.

“Sot Partia Demokratike hedh hapin më të rëndësishëm kundër atij që e quaj ‘narkoparlament i kontrolluar nga Ramaduro’. Fillojmë platformën parlamentare përpara Kryeministrisë! Kjo është e vetmja rrugë që na mbetet, në një kohë kur parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat, dhe opozita lejohet të flasë vetëm një herë në nëntë seanca”, shkruan Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.