E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21-janari/ Zbulohet data dhe ora që Berisha do thirret nga SPAK
Lajme

21-janari/ Zbulohet data dhe ora që Berisha do thirret nga SPAK

Pak orë pas konfirmimit të thirrjes së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e “21 Janarit”, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Mësohet se përmes avokatit është dorëzuar kërkesa zyrtare për afrim të datës së paraqitjes, pasi të premten Berisha ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund t’i përgjigjet thirrjes në datën e caktuar fillimisht.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se Berisha pritet të paraqitet në SPAK të mërkurën në orën 09:00, për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me hetimin e ri që po zhvillohet mbi ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër qytetarë gjatë protestës para Kryeministrisë.

Hetimet e SPAK për “21 Janarin” janë riaktivizuar së fundmi, ndërsa priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.