Paradoksi! Elton Qyno me masë sigurie, Balluku endet e lirë
Pas disa muajsh pauzë, opozita u rikthye sot në protestë duke kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe ngritjen e një qeverie teknike.
Në lidhje me hetimet e SPAK ndaj Ballukut, gazetari Elton Qyno deklaroi se marrja e saj si e pandehur është bërë me urgjencë pasi vepra penale rrezikonte të parashkruhej në dhjetor, për shkak të afateve ligjore.
Bardhi: Qëllimi i protestave është të mbajmë vëmendjen te skandalet e Ballukut, ndërsa qeveria kërkon t’i “shuajë”.
Qyno shtoi se, përveç çështjes së tunelit të Llogarasë, ndaj Ballukut mund të ketë edhe dosje të tjera penale, të cilat mund ta rëndojnë më tej pozitën e saj si numri dy i qeverisë.
Sipas tij, veprimet hetimore nuk janë mbyllur dhe mund të ketë komunikim tjetër akuze për fakte të tjera penale që po verifikohen.
Gazetari nuk kurseu kritikat ndaj SPAK, duke e konsideruar situatën absurde. Ai theksoi se, ndonëse është gazetar, ndodhet aktualisht nën masë sigurie nga SPAK, ndërsa Belinda Balluku, e hetuar për një çështje që ai e cilëson të rëndë, vijon të lëvizë e lirë.
“Absurdi është ky: unë si gazetar kam masë sigurie, ndërsa Balluku për tunelin e Llogarasë lëviz e lirë,” u shpreh Qyno me ironi në emisionin Top Story.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



