Banorja e “djeg” shtëpinë që natën e parë, videoja në dush pushton rrjetin
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova sapo ka startuar, por njëra prej banoreve ka arritur të marrë gjithë vëmendjen që në ditën e parë, ajo quhet Dolce.
Që pas hyrjes së saj në shtëpi, rrjetet sociale janë “shpërthyer” nga reagimet, videot dhe fotot që po qarkullojnë, duke e kthyer atë në një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni.
Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e BBVK, Dolce shfaqet gjatë momentit të dushit, duke u paraqitur më provokuese se kurrë. Forma e saj trupore ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, ndërsa klipi u bë viral pothuajse menjëherë, i shoqëruar me dhjetëra komente entuziaste.
Ajo duket në super formë dhe tashmë po cilësohet si një nga banoret më të guximshme dhe më provokuese të këtij edicioni, duke paralajmëruar se pritet të mbetet në qendër të vëmendjes gjatë gjithë spektaklit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



