Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se i është mohuar e drejta për të bërë interpelancë me zëvendës-kryeministren Belinda Balluku, e cila është pandehur nga SPAK për aferën e 50 milionë eurove për tunelin e Llogarisë.
Shehaj e konsideroi këtë situatë një moment historik, duke theksuar se për herë të parë pushtetarët po dalin para drejtësisë.
Ai tha: “Një muaj kam që kam kërkuar interpelancë me Ballukun atëherë jo e pandehur. Kjo interpelancë më është mohuar. Ky është një moment historik sepse për herë të parë në histori të pushtetshmit po dalin para drejtësisë. E para herë në historinë e Europës një zv kryeministër në arrati, Balluku është e pandehur.”







