Lëvizja e pazakontë, opozita i kthen shpinën Ramës sapo ai merr fjalën
Deputetët e opozitës i kthyen shpinën kryeministrit Edi Rama sapo ai nisi fjalën në foltoren e Kuvendit.
Pas këtij gjesti, kreu i qeverisë iu drejtua Flamur Nokës, duke e quajtur “Besnik Flamur Noka”, për të theksuar besnikërinë e tij ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Rama e krahasoi gjithashtu me Shefqet Peçin.
“Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që zoti Noka e ka besnikërinë e kryeartit të partisë monopol dhe s’ka autoritet konkurrence që ia vë në dyshim monopolin.
Unë do ta quaja Besnik Flamur Noka. Niko është larg teje Flamur, ty mund të afrohet vetëm Shefqet Peçi. U ngacmova dhe nga deputeti që e falënderoj që më rri përballë, kjo tregon që ligji nuk e ka afektuar, dua ti them që isha në Bruksel, dhe Shqipëria hapi grup kapitullin e fundit të negociatave, ata mendjen se si sot korrupsioni nuk është luftuar kurrë në historinë e këtij vendi, po të mos e mendonin këtë nuk di i hapnin kapitujt e negociatave,” tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



