E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
INTAGRAM 800 MILIONË PËRDORUES AKTIV,  NË SHBA
Publik News

INTAGRAM 800 MILIONË PËRDORUES AKTIV, NË SHBA

Deri në fund të shtatorit të vitit 2017, Instagram ka arritur 800 milionë përdorues aktiv mujor, nga 600 milionë që kishte në dhjetor të 2016-së.

Instagram është rrjeti më i madh social i cili lejon redaktimin apo shpërndarjen e fotove dhe videove. Në vitin 2015 kishte rreth 77.6 milionë përdorues aktiv në SHBA, në vitin 2019 kjo shifër parashikohet të tejkalojë 111 milionë përdorues.

Globalisht, përdoruesit e këtij rrjeti janë te rinj, ku në SHBA ky rrjet ka tejkaluar dhe Facebook dhe Twitter në mesin e të rinjve, transmeton telegrafi.

Për shkak të natyrës vizuale të aplikacionit dhe shkallës së lartë të angazhimit të përdoruesve, Instagram është një mjet i vlefshëm për marketingun e medias sociale. Deri në mars të vitit 2016, 98 për qind e markave të modës kishin një profil Instagram. Që nga dhjetori i 2016-së, numri mesatar i postimeve të imazhit të markës ishte 27.9 postime në muaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.