E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Redi Muçi ‘gozhdon’ Ballukun: Jep dorëheqjen, mos na bëj moral
Lajme

Redi Muçi ‘gozhdon’ Ballukun: Jep dorëheqjen, mos na bëj moral

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka reaguar me tone të ashpra në sallën e Kuvendit menjëherë pas fjalës së zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila prej disa ditësh është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për çështjen e tenderave.

Muçi kundërshtoi fort fjalimin e Ballukut, duke deklaruar se një zyrtare me statusin e të pandehurës nuk duhet të flasë për drejtësinë nga foltorja e parlamentit. Ai akuzoi mazhorancën për standarde të dyfishta dhe kërkoi që ministrat e hetuar të japin dorëheqjen.

“Si e pandehur, atë që ka për t’i thënë drejtësisë t’ia thotë asaj dhe jo të vijë të bëjë moral këtu,” – u shpreh Muçi.
Sipas tij, nëse Partia Socialiste pretendon se mbështet reformën në drejtësi, atëherë “gjëja e parë është që secili që merret i pandehur të japë dorëheqjen, jo të vijë në Kuvend e të bëjë moral për sistemin e drejtësisë. Të flasim për çështjet për të cilat jemi mbledhur këtu.”

Reagimi i deputetit solli tensione të reja në sallë, në një seancë të ngarkuar pas rikthimit të Ballukut në Kuvend për herë të parë pas marrjes së saj të statusit të të pandehurës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.