Belinda Balluku zbarkon urgjent në zyrën e Ramës
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin e saj nga detyra, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është parë duke shkuar në Kryeministri.
Nga pamjet e publikuara, Balluku ka hyrë qetësisht në godinën e qeverisë, ndërkohë që nuk është bërë e ditur nëse do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky lëvizje vjen vetëm një ditë pas fjalimit të saj në Kuvend, ku Balluku iu kundërvu akuzave të opozitës, duke theksuar se nuk do të komentonte mbi veprimet e drejtësisë.
Masa e sotme e GJKKO, që përfshin pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, tregon se drejtësia po vijon me procedurat ndaj Ballukut pas hetimeve për tenderat e infrastruktures.
Ky zhvillim pritet të ketë ndikim edhe në dinamiken politike, teksa emri i Ballukut mbetet në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit publik.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



