E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denocimi: Si u ‘gllabëruan’ 52 metra pronë në mes të Tiranës
Denoncime

Denocimi: Si u ‘gllabëruan’ 52 metra pronë në mes të Tiranës

“Na morën tokën e kthyer me vendim, institucionet mbyllin sytë”

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al hedh dritë mbi një konflikt shumëvjeçar pronësie në adresën Rr. Mustafa Matohidi, Pallati, Ap. 7, ku prej më shumë se tre dekadash banorët pretendojnë se u është marrë padrejtësisht një pjesë e territorit që u takon si bashkëpronarë.

Sipas denoncimit, familja Konomi. e cila ka në përdorim dyqanin poshtë pallatit, një ish-kinkaleri e privatizuar pas viteve ’90, ka zgjeruar hapësirat përtej çdo limiti ligjor, duke zaptuar sipërfaqe që, sipas tyre, u është kthyer me vendim për kompensim pronash. Denoncuesi thekson se familja Konomi “nuk e ka marrë kurrë parasysh” faktin se toka nën dyqan është pronë e përbashkët.

“Na ka marrë vite jetë, një ç’njerëzillik i paimagjinueshëm”

Qytetari që ka depozituar denoncimin në redaksinë e Publik.al shprehet:

“Rr Mustafa Matohidi, Pallati Ap 7 jetojmë ne (mbasi na ka ra plani që në ’80…), që kishim shtëpi përdhese private. Poshtë pallatit kishte një kinkaleri, që pas ’90 u privatizua dhe shiteses ia bleu familja Konomi. Por toka nën dyqane na u kthye neve me vendimin e kthimit të pronave. Familja Konomi nuk e mori kurrë parasysh.

Por kishte pretendim të zgjerohej… dhe tashmë shiheni se ku kemi ardhur. Ju lutem shihni me kujdes këtë çështje që na ka marrë vite jetë, në veçanti ç’njerëzillikun e tyre.

Unë, përveç kësaj interviste, kam marrë dhe firmat e banorëve të vjetër komshi dhe jam drejtuar me ankesën në organet përkatëse.”

“Dyqani nuk është i tyre, jemi bashkëpronarë. Sot kanë uzurpuar 52 metra”

Sipas banorit:

“Fotoja që ju çova është pamja para se të bëhen këto padrejtësi. Edhe njëherë e theksoj, as pjesën nën dyqanin e parë poshtë pallatit, që ka qenë kinkaleri në kohën e Enverit, nuk e ka të veten, sepse jemi bashkëpronarë. Por nga gjithë këto shqetësime nuk na ka ardhur rradha të hapim gjyq.

Ose do t’ja shesim, kemi vendimin e kthimit të kompensimit të pronave, ose njëri do ia shesë tjetrit. Për 3 vjet jemi bashkëpronarë. Mendo që në 1994.

Ai e nisi me një çadër, pastaj me dy. Mos harrojmë se për më shumë se një vit unë ia kam shkruar këto shqetësime dhe disa të tjera kryeministrit Rama, dhe kam pasur korrespondencë rreth një viti me Ana Raskun. Dosja ekziston.

Ana Rasku e Burimeve Njerëzore e çoi çështjen tek prefekti i Tiranës, me të cilët kam kontaktuar me dhjetëra herë. Eksperti e ka shikuar me mënyrën më njerëzore. Kemi aq shumë letra që të mos lejohej t’i dilte këtij biznesi përpara, nga policia bashkiake, me radhë.

Filluam duke i thënë 10 metra, 15 metra, 20 metra, tani ka arritur në 52 metra. Asnjë metër katror sipërfaqe nuk ka të tijën.

Ky është komshi, ka vilë, e ka me qera në rrugicën e parë pas kësaj ndërtesës sonë, por janë mësuar gjithë jetën të abuzojnë dhe kanë mbështetjen e atyre që e dinë vetë.

Flitet se e shoqja e ka kushuri… se s’po më kujtohet tani. Këtu është një mbështetje e fortë, përfshirë ndoshta edhe Monika Kryemadhin, se këto merren me shkëmbim dollari dhe se ç’kanë pasur diçka të përbashkët, por këto janë të gjitha thashetheme, por desha t’jua plotësoj edhe këtë.”

Kryeministri Rama publikoi pamjet e lirimit të hapësirave publike

Denoncuesi kujton se disa prej shqetësimeve të tyre janë adresuar më herët edhe në institucionet qëndrore, duke kujtuar se më 9 nëntor të këtij viti kryeministri Rama publikoi pamje nga aksionet për lirimin e hapësirave publike, një veprim që, sipas banorëve, duhet të prekte edhe zonën e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.