E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nën akuzë për korrupsion, ish-shefi i Rrugores shkon në SPAK
Lajme

Nën akuzë për korrupsion, ish-shefi i Rrugores shkon në SPAK

Pas marrjes së statusit të pandehur nga SPAK për korrupsion, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Sipas burimeve, pjesëmarrja e tij në SPAK bëhet si pjesë e procedurës standarde.

Përveç Zekës, të pandehur në këtë çështje janë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Ndërkohë, nën akuzë për korrupsion janë edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.

Roven Zeka ishte vendosur në arrest shtëpie më 14 korrik, pas kërkesës për një masë më të butë sigurie, për shkak të një dëmtimi në legen të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme pas përfundimit të ekspertizës mjekësore, e cila konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore, duke i mundësuar lirinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.