E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mira Konçi thyen heshtjen: Ja e vërteta e ndarjes me Shpëtim Saraçin pas 25 vitesh
Showbiz

Mira Konçi thyen heshtjen: Ja e vërteta e ndarjes me Shpëtim Saraçin pas 25 vitesh

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi, dikur një nga çiftet më të dashur të artit shqiptar, i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkëjetesë. Ndërsa këngëtarja zgjodhi të qëndronte në SHBA për t’u përkushtuar ndaj dy fëmijëve, kompozitori u rikthye në Shqipëri për të vazhduar karrierën muzikore, një hap që, sipas të gjitha gjasave, shënoi edhe pikën e kthesës në marrëdhënien e tyre.

Për herë të parë, Mira Konçi ka folur hapur për këtë periudhë, duke treguar se nuk ishte dakord me vendimin e ish-bashkëshortit për t’u larguar nga SHBA.

“Gjatë rrugës u pa që Shpëtimi ndihej më mirë në Shqipëri. U arrit një lloj marrëveshjeje, nëse mund ta quajmë kështu… por unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm, në asnjë rrethanë. Edhe pse jo më të vegjël, ata ishin në moshën më kritike,” tha ajo në emisionin Rudina.

Mira tregoi se ishte pranë vajzës, Erës, në momentet vendimtare të shkollës, ndërsa Drini ishte ende në vit të dytë të gjimnazit. “Ishte e pamundur të largohesha. Doja të isha aty për ta,” shtoi ajo, duke theksuar se megjithëse nuk e pëlqeu largimin e Shpëtimit, e kuptoi që ai kishte ndërtuar jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri.

Gjatë bisedës, u ngrit edhe pyetja nëse Mira Konçi do të realizojë ndonjë këngë të re të kompozuar nga Shpëtim Saraçi. Për këtë reagoi vajza e tyre, Era, e cila zbuloi se planet muzikore me babain janë tashmë në diskutim:

“Do futem unë. E kemi biseduar para një jave me babin që të na bëjë një këngë, edhe për mua edhe për Drinin,” u shpreh Era, duke treguar se marrëdhëniet familjare janë të mira, pavarësisht thashethemeve të kohëve të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.