Thirrja e ambasadës amerikane në Tiranë: Aplikoni sa më shpejt për viza!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se SHBA po garanton kushte të sigurta udhëtimi për të gjithë sportdashësit që planifikojnë të udhëtojnë drejt Amerikës për të ndjekur ndeshjet e Botërorit 2026.
Përmes një postimi në Instagram, Ambasada bëri me dije se autoritetet amerikane janë plotësisht të gatshme të përpunojnë aplikimet për vizat e vizitorëve, duke u bërë thirrje të gjithë udhëtarëve të interesuar që të mos vonojnë me procedurat.
“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që duan të marrin pjesë në Kupën e Botës FIFA 26™ dhe jemi tërësisht të përgatitur për të trajtuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë TANI!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



