Aksident tragjik te ish-Sheshi Shqiponja: Humb jetën një grua
Aksident tragjik te ish-Sheshi Shqiponja: Humb jetën një grua
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ish-sheshit “Shqiponja” në Tiranë.
Sipas të dhënave të para, një grua ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte në zonë. Viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryhen veprimet hetimore për të sqaruar dinamikën dhe përgjegjësitë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



