Atentati i biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur
Një automjet i djegur është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Mirakë, dhe dyshohet se i përket autorëve të ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti mund të jetë përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja dhe më pas është djegur për të humbur gjurmët.
Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri me dy plumba në kokë, brenda automjetit të tij tip “Range Rover”, vetëm pak momente pasi kishte lënë biznesin e tij në zonën e Unazës Jugore të Elbasanit.
Policia po heton lidhjen mes mjetit të djegur dhe autorëve të dyshuar, ndërsa kontrollet në akset kryesore të qytetit vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



