Në kërkim prej 17 vitesh, kapet shqiptari në Aeroportin e Athinës
Një 48-vjeçar nga Tepelena, i dënuar më parë për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.
Bëhet fjalë për Ardian Gërbin, nga fshati Bënça e Tepelenës, i cili rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për një rast të vitit 2008, kur i ka shitur një tjetër personi 3 kg marihuanë dhe 290 gram kokainë.
Arrestimi u krye mesditën e 29 nëntorit, por policia greke bëri të ditur lajmin vetëm sot. Ndaj tij kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ky rast vjen si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



