E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia në kërkim të “Bolit”
Lajme

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia në kërkim të “Bolit”

Hetimet për atentatin ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla po marrin një kthesë të re, pasi pistat kryesore lidhen me një konflikt të ndodhur vetëm pak ditë para vrasjes. Mësohet se Mëhalla ishte përplasur rreth një javë më parë me dy vëllezër nga zona e Lezhës, njëri prej të cilëve, i njohur me nofkën “Boli”, është shpallur tashmë në kërkim.

Tensionet mes palëve dyshohet të jenë shkaktuar nga një marrëveshje tregtare e dështuar, që përfshinte shkëmbim automjetesh dhe sende të tjera me vlerë. Kjo përplasje, sipas ekspertëve të çështjes, mund të ketë shërbyer si nxitës i drejtpërdrejtë i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, policia e Elbasanit pritet të publikojë në vijim një sqarim zyrtar mbi dinamikën e plotë të vrasjes.

Në këtë fazë të hetimeve, uniformat blu kanë vënë në pranga dy persona: rojen e karburantit “Xhaxhi Oil”, vendi ku u ekzekutua Mëhalla, si dhe Renaldo Gjinin (i njohur edhe si Gjoni), i cili u shoqërua të martën.

Roja akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndërsa Gjini dyshohet për përfshirje në bashkëpunim për realizimin e atentatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.