Ky është Marselo Arani, i dyshuari i vrsjes së biznesmenit Mëhalla
Është publikuar fotoja e Marselo Aranit, 32-vjeçarit i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në Elbasan.
Sipas autoriteteve, 32-vjeçari ndodhej në “arrest shtëpie” për akuzën e pastrimit të parave. Në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
Hetimet zbuluan se Arani ishte përfshirë në transaksione të shumta financiare të lidhura me prostitucionin. Sipas Prokurorisë, të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme pastroheshin për t’u dukur ligjore, duke u investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në një mënyrë të sofistikuar.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



