Mogherini buzëqesh, Rama feston, shqiptarët thjesht shohin!
Kampus luksoz me 17 milionë euro publike, vetëm për ‘përkëdheljet’ e pushtetit
Një tjetër kapitull i debatit mbi shpenzimet publike ka shpërthyer me mbylljen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, një projekt që u financua me 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe që sot u mbyll nga policia belge.
Fondet e harxhuara për Shqipërinë, sipas kritikëve, ose i kanë shkuar direkt në xhep Federica Mogherinit, ose janë ndarë me Kryeministrin Edi Rama. Një vit shkollimi në këtë “shkollë partie” kushtonte 27 mijë euro, ndërkohë që qeveria shqiptare u kujdes të sigurojë godinën pa asnjë kosto. Më pas, 17 milionë euro u shpenzuan për rikonstruksion, duke e kthyer objektin në një hotel luksoz me pesë yje, ndërsa Sheratoni i ndërtuar nga investitorët arabë kushtoi vetëm 20 milionë euro që nga themeli.
Ky rast ngre pyetje të forta mbi mënyrën se si rekrutohen figura si Mogherini, Kos dhe të tjerë anëtarë të partive komuniste nga Rama, duke përdorur paratë e shqiptarëve. Analistët dhe qytetarët kërkojnë që SPAK të hetojë përdorimin e këtyre fondeve dhe të zbardhë çdo detaj.
Në këtë kontekst, nuk mund të harrojmë as rastin e viles së Romana Vllahutin, ku një pronë që do të duhej të kushtonte 600 mijë euro, sipas raportimeve, është paguar 1.6 milionë euro.
Për shqiptarët, ky është një sinjal shqetësues se si paratë publike po shfrytëzohen për interesa personale dhe se si figura politike të huaja përdoren për të legjitimuar shpenzime të jashtëzakonshme. 17 milionë euro nga taksat tona shkuan për të ndërtuar kampusin në Tiranë, ndërkohë që përgjegjësit realë duket se nuk japin llogari.
Si përfundim, qytetarët mbeten të habitur dhe të zemëruar, ndërsa shohin se për shumë prej këtyre rasteve, nuk ka askush që i thotë ndëshkim. Dhe, me ironi të hidhur, duket se në këtë lojë të madhe, vetëm përkëdheljet ndaj pushtetit nuk mungojnë.
Me çfarë po dëgjojmë e po na shohin sytë, më vjen t’ju them vetëm një gjë:
JU DUHET TA PUTHNI EDVININ, NJËSOJ SIC PUTH AI SALILLARIN.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



