E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I arrestuari i tretë në Belgjikë, diplomati italian Cezare Zegretti
Bota

I arrestuari i tretë në Belgjikë, diplomati italian Cezare Zegretti

Zëvendësi i Federica Mogherinit që vizitoi Tiranën për memorandumin me ASPA-n

Një zhvillim i ri tronditës vjen nga Belgjika, ku autoritetet kanë arrestuar personin e tretë të përfshirë në dosjen e korrupsionit dhe influencës së paligjshme në institucionet europiane. Bëhet fjalë për Cezare Zegretti, diplomat italian dhe zëvendës i ish-shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Burime ndërkombëtare raportojnë se emri i Zegrettit ka dalë në skenë gjatë hetimeve të zgjeruara të Prokurorisë Federale belge, që po godet një rrjet me ndikim të lartë që dyshohet se ka ushtruar presion dhe lobim të paligjshëm në vendimmarrjen e institucioneve të Bashkimit Europian.

Vizita në Shqipëri – Nëntor 2022

Në 14 nëntor 2022, Zegretti ka mbërritur në Tiranë si i dërguar i lartë i BE-së për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA). Vizitë që asokohe u paraqit si një hap drejt thellimit të profesionalizmit dhe standardeve europiane të administratës shqiptare.

Sot, në dritën e hetimeve që e përfshijnë emrin e tij në një skandal korrupsioni me përmasa ndërkombëtare, kjo vizitë merr një peshë të re dhe ngre pikëpyetje të mëdha:
• A ka pasur kontakte të tjera institucionale në Shqipëri?
• Për çfarë arsye reale u zhvillua vizita dhe memorandumi?
• A kanë qenë institucionet shqiptare të informuara për aktivitetet e tij?

Të gjithë në një tavë…

Arrestimi i Zegrettit shtohet në një listë emrash që përfshin eurodeputetë, lobistë dhe zyrtarë me pozita të larta brenda BE-së – të gjithë të dyshuar për përfshirje në një skemë masive korrupsioni që tani ka prekur edhe institucionet shqiptare në mënyrë indirekte.

Kjo çështje hap një kapitull të ri shqetësues:
Sa të ekspozuara janë institucionet shqiptare në marrëdhëniet me zyrtarë që sot po rezultojnë pjesë e skemave të errëta ndërkombëtare?

Hetimet në Belgjikë vazhdojnë, ndërsa emri i Cezare Zegrettit pritet të përmendet edhe në zhvillimet e tjera të ditëve në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.