E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Salianji duhet të ruhet, kush tentoi të rivalizojë Berishën nuk është gjallë”
Lajme

“Salianji duhet të ruhet, kush tentoi të rivalizojë Berishën nuk është gjallë”

Paralajmërimi i fortë i gazetarit

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi lëvizjen e Ervin Salianjit për takimin me figurat më të votuara të Partisë Demokratike.

Mahmutaj u shpreh se Sali Berisha e sheh partinë si pronë personale dhe paralajmëroi se Salianji duhet të jetë shumë i kujdesshëm, pasi sipas tij, të gjithë ata që kanë tentuar ta rivalizojnë Berishën më parë nuk janë më gjallë.

Ai shtoi se Salianji po përpiqet ta rinovojë PD-në, duke theksuar se që nga viti 2013 situata në këtë parti është përkeqësuar.

“Shpresoj që Salianji të mos ketë fatin e atyre që tentuan t’i bëjnë rivalitet Sali Berishës, sepse të gjithë kanë vdekur. Duke e parë nga jashtë PD, duket më i pjekur politikisht se Berisha, sepse po mbledh emra që kanë performuar më mirë në zgjedhjet e fundit. Por Berisha dhe klani i tij nuk i shikonin këta persona si figura të pavarura, që mund t’i kishin nën kontroll. Më thoni një emër përveç Lulzim Bashës që ka tentuar ta rivalizojë Berishën dhe është gjallë,” tha Mahmutaj në emisionin Ora e Fundit.

Deklaratat e tij shtojnë tensionin në diskutimin mbi të ardhmen e drejtimit të Partisë Demokratike dhe rolin e Berishës në vendimet e brendshme të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.