E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen gazetari: Sali Berisha e vrau përfundimisht PD-në!
Lajme

Shpërthen gazetari: Sali Berisha e vrau përfundimisht PD-në!

Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshme lokale, të mbajtura të dielën në pesë bashki të vendit, ku sipas tij, Partia Socialiste ka arritur një fitore të jashtëzakonshme me rreth 80% të votave.

Mahmutaj u shpreh se opozita e drejtuar nga Sali Berisha doli krejtësisht e dështuar, pa ide dhe pa kauzë politike.

“Nga rezultatet kemi një fitore të jashtëzakonshme të majtës. Opozita nuk pati asnjë kauzë, nuk paraqiti asnjë ide. Kandidatët e saj i la në ‘mëshirë të fatit’. Nuk i mbështeti as në fushatë e as në forma të tjera, duke i lënë krejt jetim,” deklaroi gazetari.

Sipas tij, Berisha është personi që e ka shkatërruar përfundimisht Partinë Demokratike, partinë që dikur e themeloi vetë.

“Opozita që kryesohet nga zoti Berisha po shkon gjithnjë e më poshtë. Kur të mbarojë numërimi, nuk do ta kalojë 12%. PD-në e vrau përfundimisht Berisha. E vrau ai që mendohej se ishte krijuesi i saj, që e kishte ‘pjellë’ të tij, ndërkohë që doli të ishte kopili i saj. Ai mori në qafë dhe shkatërroi opozitën e një vendi,” shtoi Mahmutaj në emisionin “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”.

Rezultatet paraprake të KQZ-së konfirmojnë fitoren e kandidatëve të mbështetur nga Partia Socialiste në të pesë bashkitë, ndërsa opozita nuk arriti të sigurojë asnjë fitore, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët historike në zgjedhjet lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.