E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK, 12 tendera nën lupën e drejtësisë
Lajme

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK, 12 tendera nën lupën e drejtësisë

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime të mundshme me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Karçanaj doli pa dhënë asnjë koment për gazetarët, duke shmangur pyetjet mbi rolin e saj dhe procedurat e dyshuara.

Hetimet e SPAK fokusohen mbi 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, të cilat lidhen kryesisht me mirëmbajtjen dhe furnizimin e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sipas burimeve nga Prokuroria, kriteret e tenderave dyshohet të jenë përcaktuar në favor të kompanive të caktuara, duke krijuar mundësi për fitime të garantuara me miliona euro.

Një nga biznesmenët nën hetim është Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme nga këto procedura. Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, për të sqaruar çdo dyshim mbi procesin e përzgjedhjes së fituesve.

Burimet brenda institucionit bëjnë me dije se hetimi mund të zgjasë disa javë dhe se SPAK po ndjek parimin “ndiq paratë”, me qëllim zbardhjen e të gjitha transferimeve financiare të dyshimta që lidhen me tenderat e kontestuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.