Berisha nuk ia doli dot, Salianji zhvillon takimin e tij në Durrës
Ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ku morën pjesë figura të njohura të degës dhe ish-deputetë të këtij qarku. Në takim ishin të pranishëm Tan Burgia, kryetar i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-kryetar i foltores, nënkryetarët e degës Vis Shuaipi, ish-deputeti Pellumb Berisha, sekretari i degës Arlinind Boshku, sekretari organizativ Nikolin Radovani, kryetari më i fundit i zgjedhur me votë, Luan Hoti, si dhe drejtues të tjerë strukturash.
Pjesëmarrës ishin gjithashtu kandidatët më të votuar për deputetë të Qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, si dhe ish-deputetë dhe drejtues të ndryshëm të degës, përfshirë shumicën e drejtuesve të grup seksioneve.
Takimet e Salianjit kanë ngritur spekulime për mundësinë e formimit të një fraksioni brenda PD-së. Vetë kryetari i partisë, Sali Berisha, ka reaguar duke i cilësuar këto takime si private dhe jashtë interesit të Partisë Demokratike, ndërsa disa media raportojnë se ai u ka bërë thirrje demokratëve të distancohen nga këto aktivitete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



