E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin PAMJET! Burri tenton të vrasë gruan në Durrës (VIDEO)
Flash

Dalin PAMJET! Burri tenton të vrasë gruan në Durrës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 76-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e sulmuar me një shkop druri. Episodi i dhunshëm ka ndodhur në lagjen nr. 17, dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në pamje shihet momenti kur i moshuari ndjek 70-vjeçaren me shkop në dorë, ndërsa ajo përpiqet të shpëtojë duke zbritur me vrap shkallët e banesës. Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes çiftit dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

I moshuari, me inicialet A. R., dyshohet se e ka goditur të shoqen F. D., 70 vjeçe, me një shkop druri në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Viktima u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.