E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi bizhuteri, banorët ‘shembin në dru’ me kamzëm ‘skifterin’ shqiptar
Bota

Vodhi bizhuteri, banorët ‘shembin në dru’ me kamzëm ‘skifterin’ shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar përfundoi në spitalin “Parini” në Aosta, Itali, pas një rrahjeje të dhunshme nga banorët e zonës Arnad, ku ai dyshohet se kishte tentuar të kryente një vjedhje së bashku me një shok.

Sipas mjekëve, i plagosuri ka pësuar frakturë të legenit dhe plagë nga një objekt i mprehtë, ndoshta një kazmë. Shoku i tij arriti të shpëtojë duke u larguar përmes shkurreve. Hetimet e karabinierëve të stacionit të Shën Vincentit vazhdojnë për identifikimin e sulmuesve.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur dy shqiptarët hynë me forcë në një banesë. Pronari dhe familjarët e zbuluan ata, ndërsa banorë të tjerë iu bashkuan, duke e ndjekur dhe goditur të plagosurin.

Pas arrestimit, policia sekuestroi mallrat e vjedhura: 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro. Shoku i tij arriti të largohej në një zonë pyjore pranë vendit të ngjarjes.

40-vjeçari u përfaqësua nga avokatja Laura Marozzo gjatë seancës së masës përmes videokonferencës dhe ushtroi të drejtën e tij për të heshtur. Ai do të qëndrojë në spital deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në burg për paraburgim.

Gjykimi i shkurtuar është planifikuar më 19 dhjetor, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Manlio D’Ambrosi. Hetimet e karabinierëve të Châtillon/Saint-Vincent vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.